Rrgullat për organizimin e Lojës Promocionale ‘’Gërvish dhe Fito’’

Organizimi i lojës promocionale “Gërvish dhe Fito” bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar) si dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 196 datë 15.03.2017 “Për përcaktimin e mënyrave, të formave, kritereve dhe të rregullave për organizimin e lojërave të fatit promocionale”. Kjo lojë promocionale hyn ne fuqi me termat dhe kushtet e parashikuara në këtë rregullore, pasi B.M shpk është pajisur me autorizimin paraprak me numer 459 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, pranë Ministrisë së Financave.     

 

Rrgullat për organizimin e Lojës Promocionale

‘’Gërvish dhe Fito’’

 

Organizatori 

Organizatori i lojës promocionale ‘’Gërvish dhe Fito’’ është B.M SHPK (më poshtë do të përmendet si “Organizatori”). Loja Promocionale do të realizohet në emër të Organizatorit, për promovimin e pijes energjike Original from Holland – Loaded with Energy.

Loja promocionale do të zhvillohet në përputhje me dispozitat e këtyre rregullave (më poshte do të përmenden si: Rregullat), të cilat do të jenë të detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit që duhet të veprojnë sipas tyre në menyrë që të marrin pjesë në lojën promocionale. Pjesëmarrja në lojën promocionale nënkupton njohjen e këtyre Rregullave, kuptimin dhe pëlqimin e tyre nga çdo pjesëmarrës me te gjitha dispozitat e Rregullores dhe lirojne organizatoret nga çdo lloj përgjegjësie ligjore që lidhet me këtë aktivitet. Rregullorja do të publikohet në faqen e internetit www.bmshpk.com

Pjesëmarrësit mund të aplikojnë duke blerë produktin (pijen energjike Original from Holand, paketim kanace 250 ml) e paketuar X 9 copë, me mbishkrimin ‘’Gërvish dhe Fito’’ në pikat e shitjes me pakicë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Emri dhe kohëzgjatja

 

Emri i lojës promocionale‘’Gërvish dhe Fito’’.

Loja promocionale ‘’Gërvish dhe Fito’’ do të fillojë në datën 16.12.2020 dhe përfundon në 16.03.2021.

Territori ku do të zhvillohet shorteu

 

Shorteu do të realizohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Numri i parashikuar i paketimeve/pjesëmarresve është 100.000.

Produktet që do të marrin pjesë në shortë dhe kostot e tyre

Produkti që do të marrë pjesë në këtë lojë promocionale është pija energjike – Original From Holland në formatin kanace 250 ml:

Paketimi ‘’Gërvish dhe Fito’’

 

9 copë kanaçe 250 ml vijnë në paketim kartoni e cila ka të stampuar imazhin e produktit Original from Holland –Loaded ëith Energy dhe tekstin ‘’Gërvish dhe Fito’’. Brenda në trupin e kutisë me 9 copë pije energjike Original From Holland në formatin kanace 250 ml do të jetë e njgjitur karta gërvishëse me anë të së cilës i jepet mundësia çdo blerësi të këtij paketimi të bëhet fitues i një prej dhuratave.

Kostoja e pakos promocionale për klientët është 675 lekë me TVSH; (75 lekë *9 copë pije energjike paketim kanaçe 250 ml = 675 lekë përfshirë tvsh-në)

Mekanizmat e konkursit

Shpërndarja e dhuratave te lojës promocionale do të realizohet në zyrat rajonale të BM SHPK, pranë ‘’Tirana Industrial Park’’, Tiranë dhe te ndiqet on-line ne livestreaming e faqes së Balkan Web www.balkanweb.com

Tema e lojës  promocionale është blerja e një paketimi x 9 copë të produktit në formatin kanace Original From Holland e cila ka të ngjitur në pjesën e brendëshme të amabalazhit/kutisë kartën ‘’Gërvish dhe Fito’’,  dhe i jep mundësinë çdo klienti i cili blen produktin për të fituar një dhuratë.

Fillimisht është e nevojshme që pjesëmarrësi të blejë paketimin promocional të pijes energjike Original from Holland, i cili ka të shkruar në pjesë të jashtme të paketimit tekstin ‘’Gërvish dhe Fito’’

Më pas pjesëmarresi duhet të  sigurohet se:

  1. Eshtë mbi 18 vjeç
  2. Kutia nuk është e dëmtuar/hapur më parë
  3. Ta hapi dhe të gjej të ngjitur në anët e brendëshme të paketimit kartën ‘’Gërvish dhe Fito’’
  4. Të gërvishi kartën dhe të shikoj se çfarë ka fituar
    • Provo përsëri – çka tregon se nuk është fitues
    • ‘’Samsung Galaxy A71’’- Është fitues i një telefoni ‘’Samsung Galaxy A71’’
    • Lap Topi (Dell Intel Core I3, RAM 4 GB, SSD 128 GB) – Është fitues i një Lap Topi  (Dell Intel Core I3, RAM 4 GB, SSD 128 GB)
    • Skuter Elektrik Xiaomi M365- Ështe fituesi i një Skuteri Elektrik Xiaomi M365
    • Apple Iphone 11- Ështe fitues i një telefoni Apple Iphone 11
    • Shporta me produkte BM (2 koli- pije energjike paketim 250 ml /2 koli bavaria paketim 330 ml shishe )
  5. Nëse blerësi është fitues i dhuratave duhet të ruaj karten gervishëse dhe ta dorzoj atë deri në datën 16 Mars pranë zyrave rajonale te BM Group, ‘’Tirana Industrial Park’’, Tiranë.
  6. Në datë 16 Mars, në praninë e komisionit sipas udhëzimeve të AMFL vetë pjesmarrësi me një dokument identifikimi do të tërheqë dhuratat e fituara.
  7. Dhuratat për të cilat nuk paraqiten fitues do ti jepen studenteve më të mirë të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’, Shkodër, bazuar në listën e marrë nga sekretariati i këtij universiteti.

Të gjitha kushtet e mësipërme të vendosura paraprakisht me të cilat është rënë dakort duhet të plotësohen. Për pjesëmarrje të vlefshme është e nevojshme blerja e pakos promocionale, ruajtja e kartës ‘’Gërvish dhe Fito’’, e cila ju ka bërë fitues

Nëse fituesi ditën e tërheqjes së dhuratave nuk e ka karten fizike ’’Gërvish dhe Fito’ sëbashku me dokumentin e identifikimit nuk mund të quhet fitues.

Të gjithë dhuratat të cilat nuk kanë një fitues për arsye nga më të ndryshme (kanë humbur kartën/nuk është shitur kutia promocionale, etj) do tu jepen studentëve më të mirë të Universitetit Shkodër.
Fituesit e kartave ‘’Gërvish dhe Fito’’ duhet të dorëzojne kartat dhe të tërheqin dhuratat në datë 16 Mars 2021, pranë komisionit i cili përfaqesohet nga Organizatori, nga një përfaqësues i AMLF dhe nga një përfaqësues i Tatimeve.

E drejta për të marrë pjesë

Mund të marrin pjesë në konkurs vetëm individët mbi 18 vjeç, rezidentë në Republiken e Shqiperisë (më poshtë do të përmendet si “Pjesemarrës”) që plotësisht i përmbushin të gjitha kushtet për pjesëmarrje të përcaktuara në këto rregulla.

Punonjësit e Organizatorit, si dhe anetarët e ngushtë të familjes, nuk mund të marrin pjesë në konkurs.

Kushtet e pjesëmarrjes

Kushtet paraprake për pjesëmarrje të vlefshme në konkurs

Në mënyrë që fituesi të jetë i vlefshëm është e nevojshme që paraprakisht të plotësohen kushtet e mëposhtme:

  1. Çdo pjesëmarrës mbi 18 vjec ka të drejtë të marrë pjesë në përputhje me të gjitha kushtet e kësaj Rregulloreje;
  2. Fituesi i lojës ‘’Gërvish dhe Fito’’, për të tërhequr dhuratën duhet të ketë kartën fituese, të cilën e ka përfituar vetëm duke blerë paketimin e pijes energjike x 9 dhe një dokument identifikimi
  3. Loja promocionale eshte e vlefshme deri me 16 Mars, ora 13.00

Karta gërvishëse duhet të plotesoj kushtet e mëposhteme

  • Të mos jetë e dëmtuar
  • Të ketë elementët e sigurisë
  • Organizatori rezervon të drejtën për të skualifikuar/përjashtuar kartat gërvishese të cilat nuk plotesojnë elementet e sigurisë të specifikuar më sipër

Identifikimi i pjesëmarresit më të suksesshëm dhe dhënia e çmimit

 Juria e cila përfaqësohet nga Organizatori, një përfaqësues i AMLF dhe nga një përfaqësues i Tatimeve, do të sigurohet për vlefshmerinë e kartave dhe do të shpërndaje çmimet e mëposhtëme:

 

Përshkrim Nr i fituesve
Fito një Telefon  ( SamsunG Galaxy A71)                                                 50 fitues
Fito Lap Top Dell Intel Core I3, RAM 4 GB, SSD 128 GB                                                30 fitues
Fito nje Scooter Elektrik Xiaomi  M365 20 fitues
Fito një telefon Apple Iphone 11                                                 10 fitues
Shporta me produkte BM (2 koli – pije energjike paketim 250 ml /2 koli Bavaria paketim 330 ml shishe                                               100 fitues
                                               210

 

Tërheqja e dhuratave do të realizohen në selinë e Organizatorit, në adresën Tirana Industrial Park dhe do të transmetohet në livestream në website të Banlkan Web  https://www.balkanweb.com/.

Çmimet do të tërhiqen në datën 16 Mars, në zyrat rajonale të BM shpk, pranë Tirana Industrial Park. Nqs fituesi ka njoftuar paraprakisht se nuk mund të paraqitet për të tërhequr dhuratën, bëhet regjistrimi, dërgohet karta e identitetit dhe specifikohet një menyrë tjetër për dergimin e dhuratës nga ana e komisionit.

Në rast se kartat fituese/fituesi  nuk njofton dorëzon/paraqitet brenda datës 16 Mars, ora 13.00, dhuratat e planifikuara do të shkojnë për studentet më të mirë të universitetit ”Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Një pjesëmarres mund të jetë fitues i një ose më shumë çmimeve.  Çmimi nuk mund të shkëmbehet me një çmim tjetër ose me vlerë monetare.

Nëse fituesi i mundshëm, nuk pergjigjet në numrin e telefonit me të cilin ka bërë regjistrimin dhe nuk paraqitet për tërheqjen e dhuratës do të skualifikohet dhe dhuarta do të kaloje automatikisht studenteve më të mirë të Universitetit Luigj Gurakuqi.

Lista e studenteve më të mirë do të tërhiqet nga sekretaria e Universitetit sëbashku me kontaktet e tyre.

Çdo gabim dhe/ose mosveprim në dorëzimin e të dhënave personale nga pjesëmarresit nuk do të pësoje ndonje përgjegjësi te Organizatori, saktesia e informacionit të kontaktit të marrë nga pjesëmarresit është vetëm përgjegjesia e tyre.

Në ditën e marrjes së çmimit, ose mos marrjes së çmimit për çfaredolloj arsyeje brenda afatit të caktuar, hiqen detyrimet e Organizatorit ndaj fituesit.

Nuk do të merret në konsideratë nga Organizatori dhe nuk do te ketë asnjë pergjegjesi ndaj tij për asnjë ankesë që vjen nga ana e fituesit për çmimin e fituar pas dorezimit të atij çmimi.

Emrat e fituesve do të shpallen në faqen e internetit te BM www.bm-shpk.com brenda 7 ditësh.

Vlera e çmimeve

Organizatori është i detyruar të mos japë më shumë çmime ose çmime të llojeve të ndryshme.  Çmimet nuk mund të ndryshohen me nje tjetër apo me vlerë monetare.

Çmimet jane ato që janë të listuara, më sipër dhe organizatori nuk mban garanci produkti për to.

Kufizimi i përgjegjesisë dhe të drejtave të autorit

Organizatori dhe Klienti kanë të drejtë të marrin të gjitha masat e nevojshme në rast të ndonjë përpjekje për të mashtruar kartën gërvishëse, abuzimet apo perpjekjet e tjera që mund të ndikojnë në imazhin e kësaj loje promocionale dhe/ose të Organizatorit ose Klientit.

Organizatorët e lojës promocionale nuk kanë përgjegjësi dhe nuk mund te përfshihen, pa bazë ligjore, në ndonjë proçes gjygjësor, nga pjesëmarresit ose palët e treta.

Organizatori nuk është pergjegjës për:

  • paketimin e dëmtuar në pikën e shitjes;
  • kartat gërvishese të dëmtuara;
  • gabimet e të dhënave të ofruara nga pjesëmarresit, të cilët për arsye madhore nuk mund të jenë në diten e caktuar në prani të komisjonit për të tërhequr dhuraten ;
  • ankesat për çmimin e fituar ose menyrën e marrjes së çmimit pas nënshkrimit të vërtetimit të dorëzimit;

 

Marrëveshja për përpunimin e informacionit personal

Pjesëmarrësit deklarojne se pajtohen me dispozitat e ketyre Rregullave dhe japin miratimin e tyre për të përfshirë të dhënat e tyre personale duke blerë një paketim ‘’Gërvish dhe Fito’’.
Fituesit e çmimeve pajtohen që të gjitha të dhënat e tij të publikohen në tërësi, në faqen zyrtare të website të BM Shpk www.bm-shpk.com

Duke pranuar pjesëmarrjen në loje, pjesëmarrësi pajtohet me faktin se të dhënat e tij personale mund të përdoren nga Organizatori në përputhje me Ligjin e  Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Të gjitha të dhënat që lidhen me vërejtjet e pjesëmarrësve do të përdoren ekskluzivisht për qëllim të realizimit të suksesshem të lojës promocionale dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera.

Ndërprerja / pezullimi i lojës. Forcat madhore


Loja promocionale mund të ketë ndërprerje/shtyrje të afatit të caktuar në raste të forcave madhore.

Në këto raste do të njoftohet pranë AMLF dhe gjithashtu do të merret miratim për vazhdimin e lojës promocionale, për ndarjen e çmimeve fituese.

 

Kjo gjë do të komunikohet edhe në ëebsitein zyrtar të kompanisë B.M shpk www.bm-shpk.com

 

Mosmarrëveshjet

 

Mosmarrëveshjet e mundshme ndërmjet Organizatorit dhe pjesëmarresve në çdo çeshtje nëse palët nuk arrijnë të mirëkuptohen, do te gjykohen nga organet kompetente në Tiranë.

Dispozita te tjera

Vendimet e organizatorit  lidhur me konkursin janë përfundimtare dhe detyruese për të gjithë pjesëmarrësit.

Rregullorja hyn në fuqi ditën e miratimit të tyre dhe ato zbatohen duke filluar nga data e publikimit në faqen e internetit.