Birra Bavaria është birrë premium e cila vjen në tregun botëror nga një biznes familjar me pronësi hollandeze. Familja që ka trashëguar këtë biznes është familja Swinkels.
Prodhimi i birrës Bavaria i ka fillimet në vitin 1719. Birra Bavaria importohet në 120 vende të botës. Ajo prodhohet me teknologjinë më të përparuar të kohës.
Sekreti i prodhimit të birrës janë përbërësit. Bavaria është birrë që prodhohet me ujë të pastër mineral i cili gjendet në burimet e fabrikës. Janë rreth 20 burime me thellësi 200 m nën tokë nga ku merret ujë mineral për prodhimin e kësaj birrë treqind vjeçare. Burimi i ujit është 25,000 vjeçar dhe uji duke kaluar në shtresa të ndryshme të nëntokës bën një filtrim natyral dhe njëkohësisht pasurohet me kripra minerale. Birra Bavaria është e vetmja birrë në shtetin e Hollandës që prodhohet me ujë mineral natyral.
Përbërës tjetër shumë i rëndësishëm në prodhimin e birrës është Malti. Malti për mjeshtrat e prodhimit të birrës Bavaria është i shenjtë, ndaj ata e prodhojnë vetë Maltin dhe kujdesen që nga faza fillestare e cila fillon me përzgjedhjen e farave të elbit, mbjellja dhe deri në fund të fazës të prodhimit.
Asgjë nuk është rastësi ndaj ata kujdesen për çdo detaj që e bën birrën Bavaria të ketë shije speciale dhe kjo shije të jetë e njëjtë për çdo konsumator në mbarë botën.
“That‘s more like it”
Birra Bavaria Premium Shishe 330 ml, 5 % alk.
Është Birra jonë më e famshme, Birrë Premium e njohur për shijen jashtëzakonisht të veçantë dhe origjinale. Shishja e saj është unike në grykën e saj shishja ka formë trekëndore që simbolizon busullën trekëndore të tre vëllezërve Swinckels.
- E përpunuar me 100 % ujë të pastër natyral mineral
- Bavaria Premium përmban malt, elb, grurë dhe maja birre
- Birrë Premium me 5 % Alkool
- Temperatura e sugjeruar për tu shërbyer 6 0C
Sasia: 330 ml
Njësia/ Koli: 24 Copë
Lloji i paketimit: Shishe Qelqi
Barcode: 8714800011211
Birra Bavaria Premium Can 500 ml, 5 % alk.
Sasia: 500 ml
Njësia/ Koli: 24 Copë
Lloji i paketimit: Kanace
Barcode: 8714800007191
Birra Bavaria Premium Can 330 ml, 5 % alk.
Sasia: 330 ml
Njësia/ Koli: 24 Copë
Lloji i paketimit: Kanace
Barcode: 8714800003216