Rregullat për organizimin e Lojës Promocionale
‘Scan &Win with 8S2 Energy Drink“
Organizatori
Organizatori i lojës promocionale ‘Scan&Win’’ është B.M SHPK (më poshtë do të përmendet si “Organizatori”). Loja Promocionale do të realizohet në emër të Organizatorit, për promovimin e pijes energjike Original from Holland – Loaded with Energy.
Loja promocionale do të zhvillohet në përputhje me dispozitat e këtyre rregullave (më poshte do të përmenden si: Rregullat), të cilat do të jenë të detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit që duhet të veprojnë sipas tyre në menyrë që të marrin pjesë në lojën promocionale. Pjesëmarrja në lojën promocionale nënkupton njohjen e këtyre Rregullave, kuptimin dhe pëlqimin e tyre nga çdo pjesëmarrës me te gjitha dispozitat e Rregullores dhe lirojne organizatoret nga çdo lloj përgjegjësie ligjore që lidhet me këtë aktivitet. Rregullorja do të publikohet në faqen e internetit : scanwin8s2energydrink.com
Pjesëmarrësit mund të aplikojnë duke blerë produktin (pijen energjike Original from Holand, paketim kanace 250 ml) me mbishkrimin ‘Scan &Win’’ ne paketime në pikat e shitjes me pakicë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Emri dhe kohëzgjatja
Emri I lojes promocionale eshte: Scan &Win wih 8s2 energy drink / Merr Energi dhe fito Dhurata
Loja promocionale Scan &Win wih 8s2 energy drink/ Merr Energi dhe fito Dhurata do te filloj me date 8.07.2022 deri ne daten 31.09.2022
Territori ku do të zhvillohet shorteu
Shorteu do të realizohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Numri i parashikuar i paketimeve/pjesëmarresve është 14.000.000 Kanace
Produktet që do të marrin pjesë në shortë dhe kostot e tyre:
Produkti që do të marrë pjesë në këtë lojë promocionale është pija energjike – Original From Holland në formatin kanace 250 ml:
Paketimi ne design e ti ka emertimim ‘’ Scan&Win“250 ml vijnë në paketim Kanace e cila ka të stampuar ne imazhin e produktit Original from Holland –Loaded with Energy dhe tekstin ‘Scan&Win“.
Ne paketimin e Kanaces Ndodhet dhe nje QR kode I cili ridirekton konsumatoret te behen pjese e lojes promocionale.
Kostoja e kanaces 250 ml për klientët është 85 lekë me TVSH;
Mekanizmat e konkursit
Shpërndarja e dhuratave te lojës promocionale do të realizohet në zyrat rajonale të BM SHPK, pranë ‘’Tirana Industrial Park’’, Tiranë
Tema e lojës promocionale është blerja e një produkti 8s2 energy Drink në formatin kanace Original From Holland e cila ka të stamuar ne design e kanaces QR codin Scan&Win, gjithashtu ne pjesen e poshte te hapses ndodhet nje Kode me 8 shifra dhe shkronja.
Konsumatori qe skanon QR Kodin ridirektohet ne faqen e Website scanwin8s2energydrink.com ku duhet te plotesoj kushtet e lojes:
Mosha e detyruar per pjesmarrje mbi 18 vjec
Emer , Mbiemer , Numer telefoni , Qytetin ,Emailin e tij dhe kodin nen hapsen e kanaces. Pasi ploteson keto te dhena website I pergjigjes nese eshte apo jo fitues I lojes Promocione.
Nese ka fitues merr mesazhin ju jeni fitues I dhurates, Paraqituni prane zyrave Bm Group , me hapsen e kanaces qe permban kodin fitues ne adrensen: Tirana Industrial Park, Rruga Egnatia Tiranë , Albania
Nese nuk jeni fitues wesite ju pergjigjen : Provoni Përsëri
Kodi juaj nuk është fitues, ju ftojmë të provoni përsëri!
Nese kodi eshte perdorur ose eshte vendosur gabim website ju pergjigjet:
Kodi I Vendosur Është Përdorur Më Parë / Ose Eshte Vendosur Gabim
Fillimisht është e nevojshme që pjesëmarrësi të blejë paketimin promocional të pijes energjike Original from Holland, i cili ka të shkruar në pjesë të jashtme të paketimit tekstin ‘Scan&Win“
Më pas pjesëmarresi duhet të sigurohet se:
- Eshtë mbi 18 vjeç
- Kanacia ka emrin e fushates Scan&win
- Te aplikoj ne website : com
- Pasi ka aplikuar dhe ka vendosur kodin nen hapsen e kanaces do ti shfaqen keto informacione
- Provo përsëri – çka tregon se nuk është fitues
- Kodi I Vendosur Është Përdorur Më Parë / Ose Eshte Vendosur Gabim
- Ju Jeni Fitues i një “Smartphone SAMSUNG GALAXY A13’’
- Ju Jeni Fitues i një mini-Boks Bluetooth Mikado MD-BT59
- Ju Jeni Fitues i një USB SANDISK 128 GB
- Ju Jeni Fitues i 24 copë Pije Energjike 8S2
- Ju Jeni Fitues i një Bluetooth Airpods KSIX True Buds 2
- Ju Jeni Fitues i një SmartWatch Urban 2 KSIX
- Ju Jeni Fitues I një Biçiklete ENERGY ENIGMA
- Ju Jeni Fitues i një Bluetooth Airpods Xiaomi Redmi Buds 3
- Ju Jeni Fitues i një Boks Bluetooth Mikado MD-54BT
- Ju Jeni Fitues I një Laptopi HP 250 G7
- Nëse blerësi është fitues i dhuratave duhet të ruaj hapsen e kanaces nga pija energjike 8S2 Original from Holland dhe ta dorzoj atë deri në datën 31 Shtator pranë zyrave rajonale te BM Group, ‘’Tirana Industrial Park’’, rruga Egnatia Tiranë.
- Deri në datë 31 Shtator , do te doresohen te gjitha dhuratat e fituara nga loja promocionale , duke plotesuar dokumentat e nevojshe si:
- Proces Verbal doresimi
- Id e fituesit
- Kapaku I kanaces me kodin fitues
Gjithashtu ne perfundim te lojes promocionale te gjitha pjesmarresit do te ken mundesin te jene pjese e 5 dhuratave te medha qe jane :
Përshkrim | Nr i fituesve |
Volkswagen Polo 2022 |
5 FITUES |
Te gjih pjesmarresit qe kane plotesuar te dhenat dhe jane bere pjese e lojes do te ekstraktohet databaza pjesmarrese dhe nepermjet faqes tone scanwin8s2energydrink.com
Do te realizohet hedhja e shorteut live ne TV Klan ne prani te komisionit te perbere nga
Perfaqesues te AMLF, perfaqesues nga Tatitme , perfaqesues nga kompania BM SHPKA si dhe prezenca e nje noteri te autorizuar per te shpallur 5 fituesit e makinave.
Shorteu Live ne tv klan me date 7.10.2022 ne oren 20:00 prane emisionit Stop do te shpalli me perzgjedhie rastesore 5 fitues nga databaza e pjesmarresve.
- Te gjitha dhuratat për të cilat nuk paraqiten fitues do te rihidhen live ne kanalin tone te facebookut me perzgjedhie rastesore nga faqe e website com
Të gjitha kushtet e mësipërme të vendosura paraprakisht me të cilat është rënë dakort duhet të plotësohen. Për pjesëmarrje të vlefshme është e nevojshme blerja e kanaces promocionale, ‘Scan&Win, dhe te hapsese se kanaces e cila ju ka bërë fitues
Nëse fituesi ditën e tërheqjes së dhuratave nuk e ka hapsen e kanaces fizike scan&win’ sëbashku me dokumentin e identifikimit nuk mund të quhet fitues.
Të gjithë dhuratat të cilat nuk kanë një fitues për arsye nga më të ndryshme (kanë humbur kartën/nuk është shpallur kodi fitues, etj) do tu jepen live me nje perzgjedhje rastesore ne rrejtet tona social (facebook)
Fituesit e lojes Promocione ‘Scan&Win“ duhet të dorëzojne hapsen e kanaces dhe të tërheqin dhuratat deri ne daten 31 Shtator 2022, pranë adreses se BM SHPK i cili përfaqesohet nga Organizatori, ne adresen ’Tirana Industrial Park’’, rruga Egnatia Tiranë.
E drejta për të marrë pjesë
Mund të marrin pjesë në konkurs vetëm individët mbi 18 vjeç, rezidentë në Republiken e Shqiperisë (më poshtë do të përmendet si “Pjesemarrës”) që plotësisht i përmbushin të gjitha kushtet për pjesëmarrje të përcaktuara në këto rregulla.
Punonjësit e Organizatorit, punonjesit e distributoreve dhe bashkepunetoreve te kompanis BM SHPK si dhe anetarët e ngushtë të familjes, nuk mund të marrin pjesë në konkurs.
Kushtet e pjesëmarrjes
Kushtet paraprake për pjesëmarrje të vlefshme në konkurs
Në mënyrë që fituesi të jetë i vlefshëm është e nevojshme që paraprakisht të plotësohen kushtet e mëposhtme:
- Çdo pjesëmarrës mbi 18 vjec ka të drejtë të marrë pjesë në përputhje me të gjitha kushtet e kësaj Rregulloreje;
- Fituesi i lojës ‘Scan&Win“, për të tërhequr dhuratën duhet të ketë hapsen e kanaces 8S2 Energy Drink fituese, të cilën e ka përfituar vetëm duke blerë paketimin e pijes energjike , dhe një dokument identifikimi
- Loja promocionale eshte e vlefshme deri me 31 Shtator , ora 00.00
Hapsja e Kanaces 8S2 Energy Drink duhet të plotesoj kushtet e mëposhteme
- Të mos jetë e dëmtuar
- Të ketë elementët e kodeve te dukshem
- Organizatori rezervon të drejtën për të skualifikuar/përjashtuar hapsen e kanaces të cilat nuk plotesojnë elementet e sigurisë të specifikuar më sipër
Identifikimi i pjesëmarresit më të suksesshëm dhe dhënia e çmimit
Juria e cila përfaqësohet nga Organizatori, një përfaqësues i AMLF dhe nga një përfaqësues i Tatimeve, do të sigurohet për vlefshmerinë e kodeve do të shpërndaje çmimet e mëposhtëme:
Përshkrim | Nr i fituesve |
“Smartphone SAMSUNG GALAXY A13’’ | 10 fitues |
Mini-Boks Bluetooth Mikado MD-BT59 | 300 fitues |
USB SANDISK 128 GB | 100 fitues |
24 copë Pije Energjike 8S2 | 200 fitues |
Bluetooth Airpods KSIX True Buds 2 | 100 fitues |
SmartWatch Urban 3 KSIX | 100 FITUES |
Biçiklete ENERGY ENIGMA | 70 FITUES |
Bluetooth Airpods Xiaomi Redmi Buds 3 | 50 FITUES |
Boks Bluetooth Mikado MD-54BT | 50 FITUES |
Laptopi HP 250 G7 | 20 FITUES |
1000 |
Përshkrim | Nr i fituesve |
Volkswagen Polo 2022 | 5 fitues |
Tërheqja e dhuratave do të realizohen në selinë e Organizatorit, në adresën Tirana Industrial Park
Çmimet do të tërhiqen nga data e fillimit te fushates 8.07.2022 deri 31.09.2022, në zyrat rajonale të BM shpk, pranë Tirana Industrial Park. Nqs fituesi ka njoftuar paraprakisht se nuk mund të paraqitet për të tërhequr dhuratën, bëhet regjistrimi, dërgohet karta e identitetit dhe specifikohet një menyrë tjetër për dergimin e dhuratës nga ana e komisionit.
Në rast se kartat fituese/fituesi nuk njofton dorëzon/paraqitet brenda datës 31 Shtator 2022, ora 00.00, dhuratat e planifikuara do të shkojnë per rihedhje online te fitueseve te mbetur me perzgjedhie rastesore ne website scanwin8s2energydrink.com me date 7.10.2022 ne oren 20:00
Një pjesëmarres mund të jetë fitues i një ose më shumë çmimeve. Çmimi nuk mund të shkëmbehet me një çmim tjetër ose me vlerë monetare.
Ne shorteun i cili do te hidhet live ne tv klan prane emisionit STOP ne oren 20:00, nëse fituesi i mundshëm i nje prej makinave , nuk pergjigjet në numrin e telefonit (pas dy telefonatash) me të cilin ka bërë regjistrimin ne website do te perzgjidhet nje fitues tjeter i cili do te plotesoj kushte per te fituar nje nga 5 auotmjetet Volkswagen Polo 2022
Çdo gabim dhe/ose mosveprim në dorëzimin e të dhënave personale nga pjesëmarresit nuk do të pësoje ndonje përgjegjësi te Organizatori, saktesia e informacionit të kontaktit të marrë nga pjesëmarresit është vetëm përgjegjesia e tyre.
Në datat e percaktuar per marrjen e dhuratave, ose mos marrjes së çmimit për çfaredolloj arsyeje brenda afatit të caktuar, hiqen detyrimet e Organizatorit ndaj fituesit.
Nuk do të merret në konsideratë nga Organizatori dhe nuk do te ketë asnjë pergjegjesi ndaj tij për asnjë ankesë që vjen nga ana e fituesit për çmimin e fituar pas dorezimit të atij çmimi.
Emrat e fituesve do të shpallen në faqen e internetit te scanwin8s2energydrink.com gjithashtu dhe ne website e BM SHKP www.bm-shpk.com brenda 7 ditësh.
Vlera e çmimeve
Organizatori është i detyruar të mos japë më shumë çmime ose çmime të llojeve të ndryshme. Çmimet nuk mund të ndryshohen me nje tjetër apo me vlerë monetare.
Çmimet jane ato që janë të listuara, më sipër dhe organizatori dorezon garanci per dhurata e fituara sipas marrveshjes se shitj blerjes. Garancia mbulohet nga shitesi I produktit sipas kushteve te kontrates se blerjes.
Kufizimi i përgjegjesisë dhe të drejtave të autorit
Organizatori dhe Klienti kanë të drejtë të marrin të gjitha masat e nevojshme në rast të ndonjë përpjekje për të mashtruar, abuzimet apo perpjekjet e tjera që mund të ndikojnë në imazhin e kësaj loje promocionale dhe/ose të Organizatorit ose Klientit.
Organizatorët e lojës promocionale nuk kanë përgjegjësi dhe nuk mund te përfshihen, pa bazë ligjore, në ndonjë proçes gjygjësor, nga pjesëmarresit ose palët e treta.
Organizatori nuk është pergjegjës për:
- paketimin e dëmtuar në pikën e shitjes;
- kanacen e demtuar ne shitje
- gabimet e të dhënave të ofruara nga pjesëmarresit, të cilët për arsye madhore nuk mund të jenë në daten e caktuar prane adreses se organizatorit per te dorezuar hapsen e kanaces me kodin fitues
- ankesat për çmimin e fituar ose menyrën e marrjes së çmimit pas nënshkrimit të vërtetimit të dorëzimit;
Marrëveshja për përpunimin e informacionit personal
Pjesëmarrësit deklarojne se pajtohen me dispozitat e ketyre Rregullave dhe japin miratimin e tyre për të përfshirë të dhënat e tyre personale duke plotesuar te gjitha informcaione personale si Emer / Mbiemer / Numer telefoni / Qytetitn dhe Adresne e Emailit / Moshen ne website scanwin8s2energydrink.com
Fituesit e çmimeve pajtohen që të gjitha të dhënat e tij të publikohen në tërësi, në faqen zyrtare të website të BM Shpk www.bm-shpk.com dhe scanwin8s2energydrink.com
Duke pranuar pjesëmarrjen në loje, pjesëmarrësi pajtohet me faktin se të dhënat e tij personale mund të përdoren nga Organizatori në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Të gjitha të dhënat që lidhen me vërejtjet e pjesëmarrësve do të përdoren ekskluzivisht për qëllim të realizimit të suksesshem të lojës promocionale dhe nuk do të përdoren për qëllime të tjera.
Ndërprerja / pezullimi i lojës. Forcat madhore
Loja promocionale mund të ketë ndërprerje/shtyrje të afatit të caktuar në raste të forcave madhore.
Në këto raste do të njoftohet pranë AMLF dhe gjithashtu do të merret miratim për vazhdimin e lojës promocionale, për ndarjen e çmimeve fituese.
Kjo gjë do të komunikohet edhe në website zyrtar të kompanisë B.M shpk www.bm-shpk.com dhe website i lojes promocionale scanwin8s2energydrink.com
Mosmarrëveshjet
Mosmarrëveshjet e mundshme ndërmjet Organizatorit dhe pjesëmarresve në çdo çeshtje nëse palët nuk arrijnë të mirëkuptohen, do te gjykohen nga organet kompetente në Tiranë.
Dispozita te tjera
Vendimet e organizatorit lidhur me konkursin janë përfundimtare dhe detyruese për të gjithë pjesëmarrësit.
Rregullorja hyn në fuqi ditën e miratimit të tyre dhe ato zbatohen duke filluar nga data e publikimit në faqen e internetit.