Karriera Profesionale në BM Group
BM GROUP është një nga punëdhënësit më të drejtë dhe të përgjegjshëm në vend. Ne respektojmë me rigorozitet Kodi i Punës dhe të gjitha ligjet dhe dispozitat e miratuara në Republikën e Shqipërisë, duke siguruar të drejtat dhe liritë e plota të punonjësve tanë.
Benefitët ndryshojnë vartësisht nga kategoria, nivelu, dhe vendndodhja e pozitës së punës. Kushtet specifike mund të ndryshojnë në varësi të llojit dhe kohëzgjatjes së kontratës, si dhe statusit familjar. Marrëdhëniet kontraktuale specifike përcaktohen individualisht dhe në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues dhe rrethanat unike të çdo rasti, duke ofruar standardet më të larta të efikasitetit, kompetencës dhe integritetit.
Një nga faktorët kyç të suksesit të BM Group deri më tani qëndron te punonjësit tanë, të cilët kanë stimuj të sigurt, shoqërorë dhe financiarë për të shtyrë performancën e tyre dhe punësimin e qëndrueshëm.
Ne angazhohemi të trajtojmë punonjësit tanë me drejtësi dhe dinjitet si anëtarë të përgjegjshëm të familjes sonë. Ne do të kujdesemi për zhvillimin dhe rritjen e tyre personale, si dhe për të njohur arritjet kur është e mundur.
Çfarë ofrojmë?
Diversitet i profesioneve të ndryshme brenda BM Group Mundësi arsimimi, zhvillimi i vazhdueshëm dhe trajnime Incentiva financiare dhe bonusë sipas performancës së tyre Ambient miqësor dhe dinamik Përvojë ndërkombëtare
Procesi i Rekrutimit dhe Përzgjedhjes
Rekrutimi dhe përzgjedhja bazohen në një proces transparent dhe të paanshëm, nën një konkurrencë të hapur, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra, feja ose besimet, orientimi seksual, etnia, origjina shoqërore, apo nacionaliteti. Rekrutimi udhëhiqet vazhdimisht nga parimi i barazisë gjinore për një ekuilibër të drejtë midis burrave dhe grave në të gjitha nivelet e kompanisë.
Hapat e Procesit të Rekrutimit dhe Përzgjedhjes:
Përzgjedhja
Aplikoni tani: burimenjerezore@bm-shpk.com
Le të ndërtojmë një ekip të fortë së bashku.