Bm Group

Contact: +355 68 805 07 78
E-mail: marketing@bm-shpk.com

Rreth Nesh

Rreth BM Group
Partneri juaj i besuar në tregtimin dhe distribucionin e pijeve

Udhëhiqemi nga pasioni për ekselencë, përkushtimi në suksesin e klientëve tanë dhe vizioni i të qënit lider në industrinë e distribucionit.

Vizioni Ynë

Të jemi më të mirët në treg. Të ofrojmë një shërbim cilësor dhe profesional që përmbush njëherazi kërkesat e furnitorëve dhe ato të klientëve tanë për të shpërblyer besimin që na është dhënë.

Misioni Ynë

Qëllimi ynë është të jemi një nga kompanitë më të mëdha të distribucionit të pijeve në rajon. Kemi fokus primar sektorin e biznesit ku synojmë të jemi ndër faktorët më konkurrues në treg.

Rrugëtimi Ynë

Historia e BM Group ndër vite. Një trashëgimi e ekselencës dhe inovacionit.

2005
2010
2015
2023
Pyetje
Pyetjet më të shpeshta rreth BM Group

Jemi të përkushtuar në ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit. Gjeni më poshtë një listë me pyetjet më të shpeshta të ardhura nga klientët dhe përgjigjet përkatëse.
Për pyetje apo kërkesa të tjera të veçanta, mos hezitoni të na kontaktoni.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë pijesh të cilësisë më të lartë, duke përfshirë pijet alkolike, lëngjet e frutave, birrat dhe pijet energjike. BM Group ka të drejtën e shpërndarjes të markave të njohura ndërkombëtare si Bavaria, La Trappe, 8S2, pija energjike origjinale nga Hollanda, e të tjerë.

Ne operojmë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Greqi, Mbretëri e Bashkuar, SHBA dhe Itali. Shërbimet tona ofrohen tashmë përtej rajonit dhe kontinentit.

Ne jemi aktivisht të angazhuar në sponsorizim dhe pjesëmarrje në evente sociale, ekonomike, kulturore dhe ekologjike që sjellin përfitime në komunitetin vendas.

Kompania jonë operon në sajë të një procesi të detajuar logjistike dhe një flote makinash të lokalizuara në mënyrë strategjike. Në rastet e porosive me kapacitet tepër të lartë, kompania jonë bashkëpunon në transport me nënkontraktorë të jashtëm.

Ajo që na dallon nga të tjerët është fokusi në produkte të një origjinaliteti dhe cilësie të garantuar. Ne punojmë ekskluzivisht me marka të njohura dhe kemi prioritet ruajtjen e imazhit dhe reputacionit të secilit produkt.

Për informacione apo kërkesa të mëtejshme, jeni të lutur të kontaktoni në info@bm-shpk. Jemi gjithnjë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacionet që ju nevojiten.