Korça njihet gjerësisht si qyteti i kulturës, arsimit, serenatave, karnavaleve, etj. Ky qytet mirëpret të gjithë ata që e duan natyrën e bukur, artin, argëtimin pafund dhe traditën. “Korça qyteti i festave” një program që përmban një sërë projektesh kulturore, artistike dhe turistike e ndërthurur edhe me bukurinë natyrore dhe muzemet e shumta në qytet, e ka shndëruar Korçën në qendrën më të rëndësishme dhe më të frekuentuar turistike në Shqipëri.
Festa e Birrës Korçë 2024 ishte një ngjarje e paharrueshme, e organizuar nga Bashkia Korçë dhe mbështetur nga BM Group. Nga 14 deri më 18 gusht, Terminali i Autobusëve u mbush me energji pozitive, birra të shijshme dhe aktivitete të ndryshme që tërhoqën më shumë se 100,000 vizitorë. Festivali e mbushi Korçën me atmosferë festive, duke ofruar jo vetëm birra të ndryshme, por edhe muzikë, art, dhe traditë, që e bënë këtë ngjarje një përvojë unike për të gjithë.
Në çdo moment, Korça tregoi se është një qytet që ka diçka për të gjithë, dhe BM Group ishte atje për të mbështetur çdo hap të kësaj ngjarjeje të mrekullueshme. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij eventi dhe e bënë atë një sukses të vërtetë! E presim me padurim edicionin e ardhshëm dhe më shumë momente të paharrueshme së bashku.