Hidhu te lënda

Politikat e privatësisë

BM Group sh.p.k disponon faqen zyrtare bm-group.al.

Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen web të BM Group, i nënshtrohen ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrotjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur subjekti mbledh të dhënat tuaja personale.

Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Me anë të faqes zyrtare, BM Group transmeton dhe mbledh informacione. Të dhënat e mbledhura nga ana jonë, si kontrollues i të dhënave personale, në lidhje me partnerët nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara për një qëllim të ndryshëm nga ai, për të cilin janë mbledhur këto të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale apo të tjera raste të parashikuara nga ligji. 

E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional. E drejta për akses mund të kufizohet nëse cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Abonohu në buletinin tonë
Abonohu për të mësuar i pari mbi të rejat dhe ofertat tona.

Partneri juaj i besuar në distribucionin e produkteve cilësore.
Tirana Industrial Park, Kashar, Tirane
Koplik, Shkodër
© Copyright 2024 All rights reserved. Krijuar nga NMC Soft.