Hidhu te lënda
Halal Expo Albania
21-23 Shkurt 2025
10:00 - 19:00
Pallati i Kongreseve, Tiranë
Rreth Eventit

Panairi Hallall mirëpret për të tretin vit rradhazi brandet më të dashura dhe të besuara nga konsumatorët shqiptarë: Bavaria 0.0% Alkool, pija energjike 8S2 dhe versioni i saj i ri pa sheqer, si dhe produktet më të freskëta dhe inovative në treg — Smalt, me 8 shije të ndryshme frutash.

Këto marka janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme për konsumatorët që kërkojnë cilësi të lartë, shije unike dhe mbi të gjitha, certifikim të plotë ndërkombëtar HALLALL. Këtë vit, vizitorët e panairit do të kenë mundësinë të provojnë edhe një tjetër produkt të dashur për të gjitha moshat — FRUVITA, lëngje frutash të pastra, pa sheqerna të shtuara dhe pa konservantë, që ofrojnë një alternativë të shëndetshme për fëmijë dhe të rritur.

Në qendër të vëmendjes qëndron sërish Birra Bavaria 0.0% Alkool, një emër që ka fituar besimin e besimtarëve myslimanë anembanë botës, falë një fakti të veçantë që e diferencon nga çdo birrë tjetër në treg:
Në asnjë fazë të prodhimit të saj nuk ka patur prezencë alkooli.
Në ndryshim nga produktet e tjera që fillimisht përmbajnë alkool dhe më pas i nënshtrohen një procesi për ta hequr atë, Bavaria 0.0% prodhohet që nga fillimi si një birrë krejtësisht pa alkool. Ky proces unik është trashëgimi e traditës 300-vjeçare të familjes Swinkels, që nga themelimi e deri më sot mbetet një shembull i përkushtimit ndaj cilësisë, besimit dhe sigurisë ushqimore.

Përtej komunitetit mysliman, Bavaria 0.0% është zgjedhja e parë edhe për shumë të tjerë që kërkojnë një pije të shëndetshme, me vlera të larta ushqyese. Falë maltit natyral dhe mungesës totale të alkoolit, ajo rekomandohet shpesh edhe për nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë të vegjël, si një burim energjie dhe shije pa kompromis.

Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Panairi Hallall jo vetëm që ofron mundësinë për të zbuluar produkte të reja dhe të certifikuara, por edhe për të promovuar një mënyrë jetese të ndërgjegjshme dhe në harmoni me vlerat fetare e shëndetësore.

Foto gjatë eventit
Abonohu në buletinin tonë
Abonohu për të mësuar i pari mbi të rejat dhe ofertat tona.

Partneri juaj i besuar në distribucionin e produkteve cilësore.
Tirana Industrial Park, Kashar, Tirane
Koplik, Shkodër
© Copyright 2025 All rights reserved. Krijuar nga NMC Soft.