Më 29 qershor 2025, Shqipëria u bë zemra e bukurisë, elegancës dhe fuqizimit femëror me mbajtjen e spektaklit të jashtëzakonshëm Miss Universe Albania 2025.
Një natë që shënoi jo vetëm kurorëzimin e më të bukurës shqiptare, por edhe krenarinë e një kombi që di të çmojë talentin, hijeshinë dhe fuqinë e vajzave të tij.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë madhështore, përmes një organizimi dinjitoz që mblodhi bashkë personalitete të shquara të artit, modës, televizionit dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme, për një mbrëmje të mbushur me emocione, dritë dhe pasion.
BM shpk ishte krenarisht sponsor zyrtar i këtij eventi të veçantë, duke sjellë pranë publikut pijet e saj të dashura: Bavaria, Bavaria Malt dhe 8S2 Energy Drink, të cilat shoqëruan natën me freski, energji dhe stil, njësoj si vajzat që konkurruan për titullin më të lartë të bukurisë shqiptare.
Kurora e Miss Universe Albania 2025 iu dorëzua me meritë Flavia Harizaj, e cila u dallua për prezencën, zgjuarsinë dhe vetëbesimin që kërkon përfaqësimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Për BM shpk, pjesëmarrja në këtë event është më shumë se një bashkëpunim – është një investim në talentin, ëndrrat dhe potencialin e vajzave shqiptare, të cilat çdo ditë tregojnë se bukuria është shumë më tepër sesa pamja – është një qëndrim ndaj jetës, një zë që meriton të dëgjohet.