Hidhu te lënda
Youth leadership in EU 
Për liderët e së nesërmes.
6 Mars 2025
18:00
Katedralja Orthodhokse, Tiranë
Rreth Eventit

Projekti më i ri i brandit ndërkombëtar – pija energjike 8S2 – vjen si një mbështetje konkrete për liderët e rinj në Shqipëri, në një bashkëpunim frymëzues me Akademinë Elita.

Ky partneritet ka si synim kryesor forcimin dhe motivimin e të rinjve për të qëndruar në vendin e tyre, duke sjellë përpara publikut modelet më të suksesshme të sipërmarrësve të rinj shqiptarë, të cilët me punën dhe pasionin e tyre kanë arritur të krijojnë histori suksesi që frymëzojnë brezat e ardhshëm.

Lajtmotivi i këtij super eventi rinor, i organizuar në ambientet e Qendrës Kulturore pranë Katedrales në Tiranë, ishte i qartë: të motivojmë, të fuqizojmë dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për Shqipërinë – një të ardhme më afër Europës.

Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe emocionuese. Të rinj nga e gjithë Shqipëria u mblodhën për të dëgjuar, mësuar dhe ndarë përvojat e tyre. Mes energjisë pozitive, frymëzimit dhe dëshirës për të ecur përpara, eventi dëshmoi se Shqipëria ka një brez të ri liderësh të aftë, plot ide dhe vendosmëri për të sjellë ndryshimin.

8S2, si një brand që beson në fuqinë e rinisë, do të vazhdojë të qëndrojë pranë të rinjve shqiptarë, duke i mbështetur me energjinë e duhur për të përballuar sfidat, për të ndjekur pasionet dhe për të arritur qëllimet e tyre. Sepse çdo hap drejt suksesit kërkon energji – dhe ajo vjen me 8S2.

8S2 – Loaded with Energy! Për liderët e së nesërmes.

Abonohu në buletinin tonë
Abonohu për të mësuar i pari mbi të rejat dhe ofertat tona.

Partneri juaj i besuar në distribucionin e produkteve cilësore.
Tirana Industrial Park, Kashar, Tirane
Koplik, Shkodër
© Copyright 2025 All rights reserved. Krijuar nga NMC Soft.