Kategoria: La Trappe
La Trappe Blond karakterizohet nga shkëlqimi i artë dhe aroma e thellë frutore. Shija e dashur e kësaj birre paraqet njëherazi një ëmbëlsi të lëhte të mjaltit dhe prezencën e fortë e të pasur të maltit. E prodhuar me mjeshtërinë e murgjve Trappist, La Trappe Blond është në proces fermentimi të vazhdueshëm për shkak të elementëve të majasë aktive të përdorur në këtë teknikë të sofistikuar. Një kombinim i balancuar i kompleksicitetit dhe thjeshtësisë.