Përditësohu me të rejat dhe eventet e BM Group. Mëso më tepër rreth produkteve, arritjeve dhe angazhimeve tona sociale.
BM Group, lider i tregtimit dhe distribucionit në sektorin e pijeve, është themeluar në 2004 në Koplik, Shkodër. Prej dy dekadash sigurojmë për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë një shërbim profesional, korrekt e të përkushtuar.
Në sajë të stafit të ekspertëve të huaj e vendas, logjistikës të avancuar dhe pasionit për cilësi e rritje të vazhdueshme, jemi sot një nga aktorët kryesorë në industri.
BM Group është partner zyrtar i markave të njohura ndërkombëtare dhe sigurohet të ndjekë më përpikmëri politikat e kompanive mëmë në ruajtjen e origjinalitetit dhe prestigjit të markës.
Sot, kompania jonë ushtron aktivitetin e biznesit jo vetëm në Shqipëri e por edhe në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi, Slloveni, Greqi, Itali, Angli e Shtete të Bashkuara.
Prej dy dekadash mundësojmë zgjidhje të personalizuara dhe produktet më cilësore, për t’ju përshtatur kërkesave të tregut.
Gama e gjerë prej 47 artikujsh, duke përfshirë markat e njohura, që ofrojnë produkte cilësore të sigurta dhe konkurruese.
Rrjet i konsoliduar distribucioni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Greqi, Sllovenu, SHBA, UK, Itali.
Ekipi ynë është i përkushtuar për ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer, komunikimit efektiv dhe suportit të personalizuar të bazuar në rritje dhe mbarëvajtje reciproke.
BM Group ofron jo vetëm një gamë të larmishme produktesh ndërkombëtare, por edhe një shërbim të shkëlqyer ndaj klientit. Në sajë të përvojës, korrektësisë dhe përkushtimit që kanë ndaj klientit ata janë tashmë, partneri ynë I besuar në industri.
Mund të them se BM Group është një aset i pacmueshëm për restorantin tim. Produktet cilësore, distribucioni korrekt dhe përkushtimi ndaj klientit i kanë kaluar pritshmëritë e mia. Janë partneri im i besuar në plot kuptimin e fjalës.
Kam patur kënaqësinë të bashkëpunoj me BM Group për disa vite, dhe nuk më kanë zhgënjyer asnjëherë. Larmishmëria e ofertës nga marka të njohura, e ndërthurur me një shërbim të jashtëzakonshëm, i ka bërë zgjedhjen time të parë. Janë një nga sekretet e suksesit për biznesin tonë.
Përjeto shijet e rafinuara dhe mjeshtërinë e prodhimit në sajë të përzgjedhjes tonë të birrave.
Nga variantet klasike e deri tek produktet më të reja në treg.
Jemi krenarë që sjellim në treg një gamë të gjerë te vodkave dhe uiskit më të kërkuar në botë.
Zgjidh mes asortimenteve të lëngjeve freskuese, nga tradicionalet, tek shijet e reja unike.
Zbulo nivele të reja të energjisë dhe përjeto kombinimin perfekt të shijes dhe vitalitetit.
Jemi të përkushtuar në ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit. Gjeni më poshtë një listë me pyetjet më të shpeshta të ardhura nga klientët dhe përgjigjet përkatëse.
Për pyetje apo kërkesa të tjera të veçanta, mos hezitoni të na kontaktoni.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë pijesh të cilësisë më të lartë, duke përfshirë pijet alkolike, lëngjet e frutave, birrat dhe pijet energjike. BM Group ka të drejtën e shpërndarjes të markave të njohura ndërkombëtare si Bavaria, La Trappe, 8S2, pija energjike origjinale nga Hollanda, e të tjerë.
Ne operojmë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Greqi, Mbretëri e Bashkuar, SHBA dhe Itali. Shërbimet tona ofrohen tashmë përtej rajonit dhe kontinentit.
Ne jemi aktivisht të angazhuar në sponsorizim dhe pjesëmarrje në evente sociale, ekonomike, kulturore dhe ekologjike që sjellin përfitime në komunitetin vendas.
Kompania jonë operon në sajë të një procesi të detajuar logjistike dhe një flote makinash të lokalizuara në mënyrë strategjike. Në rastet e porosive me kapacitet tepër të lartë, kompania jonë bashkëpunon në transport me nënkontraktorë të jashtëm.
Ajo që na dallon nga të tjerët është fokusi në produkte të një origjinaliteti dhe cilësie të garantuar. Ne punojmë ekskluzivisht me marka të njohura dhe kemi prioritet ruajtjen e imazhit dhe reputacionit të secilit produkt.
Për informacione apo kërkesa të mëtejshme, jeni të lutur të kontaktoni në info@bm-shpk. Jemi gjithnjë në dispozicionin tuaj për t’ju dhënë informacionet që ju nevojiten.