La Trappe Witte Trappist është e para dhe e vetmja e llojit të saj. E krijuar me kujdes dhe përkushtim nga murgjit Trappist, kjo birrë ka në përbërjen e saj vetëm ujë, grurë dhe sumbullar. E veçanta e birrave të krijuara në Manastirin e La Trappe është jo vetëm mjeshtëria dhe metoda e trashëguar në breza por edhe përdorimi i elementëve të majasë aktive në birrë, që e bën atë të vetmen birrë që përmirësohet me kohën edhe pasi është vendosur në shishe. Me një shije të rafinuar dhe karakter freskues, La Trappe Witte Trappist është zgjedhje e përsosur për t’ju sjellë qetësi dhe një shije të përkryer artizanale në muajt e verës.