Kategoria: Rodenbach
E quajtur ndryshe si “The Burgundy of Belgium”, Rodenbach Grand Cru është një klasik ndërkombëtar. E konsideruar si një thesar nga entuziastët, kjo birrë është një kryevepër e vërtetë. Me ngjyrë kafe e errët në të kuqërremtë, Rodenbach vjetërohet në fuçi lisi në katedralen Roeselare, të njohur ndryshe si “katedralja e birrës”. Kombinimi prej 1/3 birrë e re dhe 2/3 birrë e vjetëruar, paraqet një kompleksitet të pakrahasueshëm të shijeve dhe aromave. Rezultati është një produkt i ngjashëm me verërat e sofistikuara të Grand Cru, me një shije që zgjat veçanërisht shumë.