Bm Group

Contact: +355 68 805 07 78
E-mail: marketing@bm-shpk.com

Ajo që e veçon Bavaria Malt është kombinimi fantastik e argëtues i shijeve dhe cilësia e padiskutueshme. I prodhuar me mjeshtëri e kujdes, nga burimi origjinal i Bavarias dhe produkte premium, Bavaria Malt do të shtojë gëzimin në momentet tuaja të verës. Qoftë nëse po organizoni një Party me zgarë për familjen e miqtë, po shijoni verën anë pishinës apo thjesht po relaksoheni pas një dite të gjatë, Bavaria Malt është zgjedhja e duhur.

Me kombinime tërheqëse frutash, Bavari Malt ju sjell një shije të pasur e luksoze që do tju zgjojë shqisat. Por jo vetëm, përbërësi kryesor, malti, përveç shijes sjell edhe një sërë përfitimesh dhe benefitesh pozitive për shëndetin. Dhe më e bukura? Pijet kanë përmbajtje të ulët sheqeri dhe janë totalisht pa alkool, çfarë i bën zgjedhjen e përsosur për çdo moment të ditës.

Me Bavaria Malt, mund të personalizoni çdo përjetim tuajin. Mblidhuni me miqtë, zgjidhni vendin dhe zgjidhni shijen që ju përshtatet ju. Një kombinim Agrumesh, apo ëmbëlsinë e luleshtrydheve a parajsën tropikale të mangos e frutit të pasionit, “mood-i” është i gjithi në dorën tuaj. Bavaria Malt ofron zgjedhje për shijet e gjithsecilit!