Bm Group

Contact: +355 68 805 07 78
E-mail: marketing@bm-shpk.com
Në BM Group, krenohemi me distibucionin e produkteve cilësore, që shtojnë kënaqësinë e konsumatorëve tanë. Fruvita është njëra prej tyre, një markë që përfaqëson kualitetin e freskinë. E prodhuar në plantacionet më të njohura të pemtarisë në Serbi, Fruvita është dëshmi e traditës të prodhimit cilësor të kësaj zone ndër shekuj. Fruvita realizohet me fruta të freskëta e teknika që ruajnë vlerat e shijen.

Vetëm frutat më të mira

Të ndodhura në qendër të rajoneve Smederevo e Grocka në Serbi, plantacionet e Fruvitës janë ngritur mbi toka pjellore, gjithnjë të rrahura nga dielli e që lagen nga lumi i Danubit. Kjo zonë është e njohur prej shekujsh në kultivimin e prodhimeve cilësore të mollëve, kumbullave, pjeshkëve, kajsive e qershive. Nga plantancionet masive të pemishteve e vreshtave, çdo fillim sezoni, pas vjeljes, përzgjidhen vetëm frutat më të mira. Fruta të lëngshme, të pjekura mjaftueshëm e pa dëmtime, përzgjidhen e dërgohen menjëherë në fabrikë ku përpunohen ndërsa janë ende të freskëta. Fruvita sigurohet që çdo lëng i prodhuar të ketë shijen natyrale të frutave.

Standarte të padiskutueshme

Kompania Fruvita ndjek një proces përpunimi strikt e të standarteve më të larta. Me një linjë prodhimi të dizenjuar nga specialistë ndërkombëtarë, procesi kryhet në kushte sterile për të ruajtur freskinë e vlerat ushqyese të frutave. Prodhimi është jo vetëm i mbikëqyrur rigorozisht në sajë të rregulloreve të brendshme të sigurisë dhe cilësisë të ushqimit, por edhe i certifikuar me standartet më të larta botërore HACCP, ISO 9001, ISO 22000, FSSC 22000.

Nga bahçja në shishe, teknika të avancuara prodhimi

Nga maji në nëntor, në sezonin e vjeljes dhe prodhimit Fruvita ndërmerr aksionin duke ndjekur standarte të padiskutueshme e teknika prodhimi avangardë. Menjëherë pas heqjes të lëkurës e farave, për të larguar çdo pesticid apo hidhërim, prodhohet lëngu me teknikën e shtypjes direkte. Më pas, me metodën delikate të ekstraktimit të ftohtë, që ruan vlerat e ngjyrën e frutave, ekstraktohet pureja e frutave. Në sajë të procesit të pasterizimit e mbushjes sterile sigurohet jetëgjatësia e lëngut për 24 muaj, pa patur nevojën e konservantëve. Mbushja sterile realizohet në bashkëpunim me kompaninë Franceze Serac duke përdorur standartet europiane të sterilizimit që garantojnë shijen, vlerat ushqyese dhe sigurinë e produktit.

Përkushtimi në kontrollin e cilësisë

Kontrolli i cilësisë është zemra e kompanisë Fruvita. Laboratori i brendshëm fizio-kimik dhe mikrobiologjik kryen testime të përditshme dhe monitoron vazhdimisht te gjithë procesin. Nga lëndët e para, përbërësit, paketimi e deri tek produkti final, të gjitha etapat u nënshtrohen analizave e testimeve të detajuara. Kompania Fruvita sigurohet që secila shishe e lëngut të frutave të garantojë standartet e cilësisë e sigurisë që mbart brandi.

Fruvita nuk është thjeshtë një markë e lëngut të frutave. është përkushtimi për ekselencë, pastërti dhe shije të pakrahasueshme. Përkushtimi i prodhuesit dallohet që nga momenti i vjeljes, deri në mbushjen finale të secilës shishe. Fruvita është përfaqësimi dinjitoz i frutave më të mira të natyrës, të përpunuara me përkushtim e kujdes për të sjellë tek konsumatori një produkt të pakrahasueshëm dhe një përvojë të vërtetë natyrale.
Zbuloni gamën e Produkteve Fruvita të sjellë në Shqipëri nga BM Group. 100% Mollë, 100% Portokall, Mollë-Pjeshkë dhe Mollë- Dardhë.