Bm Group

Contact: +355 68 805 07 78
E-mail: marketing@bm-shpk.com

BM Group u vlerësua me çmimin “Rekordi i Shitjes në Distribucion” në CCIT Awards, ceremoninë e përvitshme të Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ky çmim është një tregues më tepër, në konsolidimin e pozicionit të BM Group si lider në sektorin e distribucionit.

Në një event Gala, me të pranishëm aktorët më të rëndësishëm të biznesit e politikës në vend dhe rajon, Dhoma e Tregtisë të Tiranës ndan vlerësimet për arritjet e biznesit në vitin që lamë pas. “Rekordi i Shitjes në Distribucion” vjen pas një viti të suksesshëm e një punë të palodhur të kompanisë tonë. Ndihemi të privilegjuar e njëherazi krenarë që puna e pandalur, përkushtimi dhe serioziteti na pozicionojnë si model dhe përcaktues të standarteve në industri.

Në dy dekada, BM Group mbart një histori suksesi në ofrimin e një shërbimi të jashtëzakonshëm që thyen rekordet. Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e një shërbimi korrekt, ne përqafimin e inovacionit dhe përshtatjen me kërkesat gjithnjë në rritje të tregut. Në sajë të organizimit të përkryer dhe logjistikës avangardë, arrijmë të sigurojmë për partnerët tanë tregtim dhe distribucion model të produkteve tona. BM Group përzgjedh dhe përfaqëson vetëm produkte cilësore, nga marka të njohura e të konsoliduara.

Ky çmim, ashtu si çdo arritje tjetër e kompanisë, i takon punonjësve dhe anëtarëve të BM Group. Përkushtimi i gjithsecilit prej tyre, nga ekspertët e logjistikës, tek magazinierët e përfaqësuesit e shitjeve, është çelësi i suksesit tonë të çdo dite. Mirënjohja u kushtohet atyre dhe partnerëve që na besojnë cdo ditë.

Çmim “Rekordi i Shitjes në Distribucion” , i akorduar nga Dhoma e Tregtisë në CCIT Awards është një motivim më tepër që te vazhdojmë me përkushtim punën tonë drejt ekselencës, zgjerimit të limiteve dhe vendosjes të standarteve të reja në industrinë e distribucionit. Mbetemi besnik ndaj premtimit tonë për ofrimin e shërbimeve të jashtëzakonshme të distribucionit, për krijimin e partneriteteve të vlefshme dhe në tejkalimin e pritshmërive të klientëve tanë.